LAJMI I FUNDIT:

LG zbulon telefonin me ekran të lakuar, i cili do të debutojë në nëntor

LG zbulon telefonin me ekran të lakuar, i cili do të debutojë në nëntor

Njësia e ekraneve të LG-së të hënën njoftoi se së shpejti do të fillojë me prodhimin masiv të ekraneve të lakuar, ndërsa prodhuesi i famshëm i Koresë së Jugut është duke u bërë gati të prodhojë modelin e ri të telefonit të mençur të cilin kompania planifikon ta lëshojë gjatë muajit të ardhshëm për të rivalizuar edhe më tej me rivalin më të madh të saj, kompaninë Samsung.

Muajin e kaluar Samsung kishte thënë se do të prezantojë një model të ri të telefonit të mençur me ekran të lakuar gjatë muajit tetor, pasi që prodhuesi më i madh i telefonave mobil është duke kërkuar të vendos ritmin e inovacionit në harduer gjatë kohës kur rritja e telefonave të mençur tani është më e ngadalshme.

Tregu i telefonave me ekran të lakuar është në fazë të hershme të zhvillimit por këto modele të telefonave lejojnë palimin e ekranit, ndërsa ky lloj i ekranit pritet që të krijojë edhe pajisje të reja me forma të reja, për ta ndryshuar rrënjësisht gjithë tregun e pajisjeve mobile.

Sot LG ka thënë se ka filluar me prodhimin e telefonit me ekran të lakuar me diagonale prej 6 inç. Në janar të këtij viti, Samsung, kompania e cila e kishte kaluar rivalin e saj Apple si udhëheqës global i telefonave të mençur mobil, pati prezantuar një prototip të produktit me ekran fleksibil./ Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Bien aksionet e rrjetit social të Trumpit, ish-presidenti ka humbur 4 miliardë dollarë

Bien aksionet e rrjetit social të Trumpit, ish-presidenti ka humbur 4 miliardë dollarë

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Kalo në kategori