LAJMI I FUNDIT:

Google pret sukses të jashtëzakonshëm me Nexus 5

Google pret sukses të jashtëzakonshëm me Nexus 5

Bota e telefonave të mençur mobil është duke e pritur lansimin e telefonit të ardhshëm të Google – modelin e saj kryesor, Nexus 5, që pritet të prezantohet zyrtarisht deri në fund të muajit, ndërsa Google është duke shikuar mundësinë e përsëritjes së suksesit që ajo e ka pasur me shitjen e paraardhësit të këtij modeli, Nexus 4.

Nexus 4 ishte prezantuar nëntorin e vitit të kaluar, dhe për një kohë shumë të shkurtër ky model ishte shitur tërësisht në Google Play Store, dhe ishte i padisponueshëm për shumë javë për përdoruesit, derisa Google u furnizua sërish me këtë model të kërkuar të telefonit.

Pas suksesit të shitjeve me para-porosi, Google vendosi që ta lirojë edhe më shumë çmimin e Nexus 4, gjë që bëri që inventari i saj i mbetur të spastrohej tërësisht.

Pas Asus me të cilin kishte prodhuar Nexus 7, Google u kthye kah LG për krijimin e Nexus 4, dhe kësaj radhe nuk besohet se do të jetë ndryshe për modelin e saj të ardhshëm, Nexus 5.


Dhe tani Google shpreson që modeli i saj i radhës, Nexus 5 – për të cilin thuhet se do të kushtojë rreth 350 dollarë në versionin bazë, por i cili përsëri është përsëri më i lirë sesa rivalët Samsung Galaxy S4 i cili kushton rreth 600 dollarë ose Apple iPhone 5S i cili sillet rreth 650 dollarë – do ta ndihmojë atë të përsërisë suksesin e shitjes së paraardhësit, i cili ishte pritur jashtëzakonisht mirë në treg. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Bien aksionet e rrjetit social të Trumpit, ish-presidenti ka humbur 4 miliardë dollarë

Bien aksionet e rrjetit social të Trumpit, ish-presidenti ka humbur 4 miliardë dollarë

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Kalo në kategori