LAJMI I FUNDIT:

Kosova me 3G prej 1 dhjetorit

Kosova me 3G prej 1 dhjetorit

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) në një konferencë për media sot ka njoftuar se shërbimet e shumë-pritura të 3G-së do të mund të ofrohen nga operatorët e telefonisë mobile nga data 1 dhjetor 2013.

Kryetari i Bordit të ARKEP, Ekrem Hoxha ka thënë se rregullatori ka mundësuar që në brezin ekzistues frekuencor operatorët mobil, IPKO dhe Vala të zgjedhin nëse duan të ofrojnë gjeneratën e internetit në mobil, 3G ose atë të fundit 4G.

Shuma e kostove të përgjithshme administrative të cilat operatorët e telefonisë mobile në Kosovë duhet t’i paguajnë është 1.6 milionë euro, prej të cilave operatori mobil publik – Vala duhet të paguajë më shumë se 900 mijë euro, ndërsa IPKO-së i janë ngarkuar mbi 600 mijë euro.

Burimet e Telegrafi.com e kanë kuptuar se operatori mobil IPKO do të fillojë me ofrimin e shërbimeve 3G që nga dita e parë e dhënies së licencës, data 1 dhjetor 2013, ndërsa në prononcimet e mëhershme publike edhe zyrtarët e operatorit mobil publik Vala patën thënë se ata do të jenë të gatshëm të fillojnë me ofrimin e shërbimeve 3G.


Shtrirja e rrjetit 3G pritet të bëhet gradualisht, duke u ofruar fillimisht në zonat e mëdha urbane, për tu pasuar më pas edhe me vendbanimet tjera të populluara nëpër Kosovë. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Bien aksionet e rrjetit social të Trumpit, ish-presidenti ka humbur 4 miliardë dollarë

Bien aksionet e rrjetit social të Trumpit, ish-presidenti ka humbur 4 miliardë dollarë

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Kalo në kategori