LAJMI I FUNDIT:

Coolpad prezanton fabletin Magview 4

Coolpad prezanton fabletin Magview 4

Coolpad ka prezantuar modelin e ri të telefonit të saj të mençur / fabletin Android, Coolpad Magview 4, i cili është i pajisur me ekranin e ndjeshëm në prekje me 5.9 inç, rezolucionin full HD me 1920 x 1080 piksel.

Magview 4 është i mbështetur nga procesori 1.8GHz NVIDIA Tegra 4 dhe vjen me 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme dhe kamerë të përparme.

Në pjesën e pasme të pajisjes është kamera me 13 mega-piksel f/2.0, ndërsa telefoni i ri i Coolpad vjen me Android 4.2 Jelly Bean, NFC. Çmimi i këtij telefoni dhe fableti do të jetë 650 dollarë. / Telegrafi /