LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e reja të Nokia Asha 500

Rrjedhin pamjet e reja të Nokia Asha 500

Evleaks ka publikuar disa fotografi jo-zyrtare të modelit të ri të telefonit të Nokia-së, Asha 500, i cili duket mjaft i ngjashëm me modelin i cili mban emrin e njëjtë dhe i cili për disa muaj tanimë është në tregun global.

Pajisja mobile duket se ka pësuar ndryshime të vogla në dizajn dhe butona fizik, mirëpo tiprari më i dallueshëm është mbështjellësi prej xhamit dhe polikarbonit.

Sipas burimeve të ndryshme thuhet se Asha 500 do të vijë në treg me opsionin për dy sim-kartela dhe lidhje të internetit WiFi.

Lajmi i mirë është që Asha 500 do të vijë me mbështetjen e WhatsApp, funksioni i ri të cilin përdoruesit po e presin në modelin tjetër, Asha 501. / Telegrafi /