LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: BlackBerry prezanton modelin Z30

Zyrtare: BlackBerry prezanton modelin Z30

Deri më sot është folur shumë për modelin e ri të telefonit BlackBerry Z30, dhe kompania e njohur kanadeze sot e ka prezantuar zyrtarisht telefonin e ri i cili bazohet në versionin e ri të sistemit operativ të kompanisë, BlackBerry 10.

BlackBerry Z30 posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5 inç në Super AMOLED dhe procesorin me 1.7GHz quad core.

BlackBerry Z30 do të mbështetet në BlackBerry 10.2, ndërsa pajisja posedon edhe dëgjueset stereo dhe zërin e BlackBerry Natural.

Telefoni përmban edhe teknologjinë e re të antenës e cila është e dizajnuar që të ofrojë sinjal më të mirë të zërit, edhe në zonat ku i njëjti është më i dobët.


Bateria e Z30 është me 2,880 mAh, e cila u mundëson përdoruesve deri në 25 aktivitet. Telefoni i ri i BlackBerry-të do të debutojë fillimisht në tregun britanik, edhe pse detajet për çmimin e pajisjes ende nuk është bërë i ditur. / Telegrafi /