LAJMI I FUNDIT:

Nokia Lumia 1520 prezantohet më 22 tetor

Nokia Lumia 1520 prezantohet më 22 tetor

Nokia e ka postuar një cicërimë në Twitter përmes së cilës ka njoftuar se kompania do ta mbajë një ngjarje për mediat më 22 tetor, dhe përkundër faktit se nuk janë dhënë shumë detaje për ngjarjen, besohet se prodhuesi i famshëm finlandez do ta zbulojë modelin e ri të telefonit të mençur Nokia Lumia 1520.

Në fotografinë të cilën Nokia e ka postuar online thuhet se “Në Nokia, ne asnjëherë nuk ndalemi me inovacion. Më shumë detaje do të ndajmë më 22 tetor”, ndërsa modeli i ri i telefonit Nokia Lumia 1520, pritet të paraqitet në treg gjatë muajit nëntor.

Nokia Lumia 1520 do të vijë me Windows Phone GDR3 dhe ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 6 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, kamerën e pasme me 20 mega-piksel Nokia PureView si dhe procesorin quad core Qualcomm Snapdragon 800.

Më 22 tetor pritet që Nokia të dal me të gjitha specifikat dhe fotografitë zyrtare të Nokia Lumia 1520. / Telegrafi /