LAJMI I FUNDIT:

Google shet Nexus 4, bëhet gati për Nexus 5

Google shet Nexus 4, bëhet gati për Nexus 5

Ndërsa pritet që Google të lëshojë versionin e ri të telefonit të saj të famshëm Google Nexus 5 më 31 tetor 2013, modeli paraprak i këtij telefoni, Google Nexus 4 tani është jashtë stokut, pasi që Google dhe LG kanë arritur që t’i shesin të gjitha njësitë e këtij telefoni që kanë pasur në treg.

Sipas Phandroid, modeli i Nexus 4 me memorien prej 16GB është shitur tërësisht në shumë vende ku kompania ka dyqanin e saj të Google Play Store të dedikuar.

Megjithatë, faqja e aplikacioneve dhe e pajisjeve të Google në Mbretërinë e Bashkuar ende e ka telefonin e saj në dispozicion për shitje.

Mirëpo, me sa duket mungesa e Nexus 4 nuk do të jetë problem për fansat e këtij telefoni, pasi që Google thuhet se do ta prezantojë zyrtarisht modelin e saj të ri të telefonit, Nexus 5 më 14 tetor, ndërsa shitja e telefonit do të fillojë prej 31 tetorit. / Telegrafi /