LAJMI I FUNDIT:

Motorola shet 100.000 Moto X në javë

Motorola shet 100.000 Moto X në javë

Së fundmi, Motorola e ka prezantuar modelin e saj të ri të telefonit të mençur në Android, përkatësisht modelin Motorola Moto X, dhe sot sipas një njoftimi të bërë nga Reuters thuhet se kompania e blerë nga Google po arrin që për çdo javë të shesë më shumë se 100.000 njësi të këtij telefoni.

Siç dihet tashmë, Moto X posedon ekranin me 4.7 inç në HD AMOLED dhe rezolucion prej 1280 pikselëve, si dhe procesorin 1.7GHz dual core Snapdragon S4 Pro dhe 2GB RAM.

Motorola Moto X mund të zgjedhet në opsionet me 16GB apo 32GB memorie të brendshme, ndërsa telefoni vjen edhe me baterinë me 2,200 mAh dhe Android 4.2 Jelly Bean.


Do të jetë interesante të shihet nëse këto shifra të shitjeve do të vazhdojnë të jenë të tilla tani edhe pas lansimit zyrtar të iPhone 5S dhe iPhone 5C. / Telegrafi /