LAJMI I FUNDIT:

Apple përsëri pushton botën me iPhone

Apple përsëri pushton botën me iPhone

Sot, kompania më e njohur e teknologjisë në botë ka prezantuar dy modele të reja të telefonave, për të parën herë në historinë e saj gjashtë-vjeçare.

Dhe shumica prej pritjeve kanë rezultuar të jenë të sakta, por Apple ka shtuar edhe më shumë sesa njerëzit kanë pritur, thuhet në editorialin e Mashable, kushtuar ngjarjes së madhe të kompanisë Apple.

Në iPhone 5S, Apple ka shtuar tipare shumë të rëndësishme të sigurisë, si dhe i ka dhënë telefonit të saj të ri edhe ngjyrën e artë. Një kombinim të përkryer, për ata që duan tu tregojnë shokëve se tashmë e kanë modelin më të ri të telefonit të Apple. Në iPhone 5S tani është edhe sensori i cili i dallon gjurmët e gishtërinjëve të pronarit të telefonit, dhe jo vetëm.

Në anën tjetër, Apple ka shtuar edhe ndriçuesin LED në të dyja kamerat e telefonit, si dhe ka bërë diçka që shumë pak njerëz e kanë pritur; e ka dyfishuar shpejtësinë e iPhone 5S, në krahasim me atë të iPhone 5. Prandaj edhe iu ka dhënë përdoruesve të saj besnik një arsye shumë të mirë për ta blerë telefonin e saj më të ri, dhe për ta vënë iPhone 5S dhe iPhone 5C në qendër të vëmendjes botërore, edhe një herë më shumë brenda vitit.

Në ngjarjen e sotme, Apple ka publikuar edhe një informatë shumë interesante. Kompania ka thënë se deri më sot ka arritur që të shesë deri në 700 milionë pajisje iOS. Dhe me risitë që ka sjellur në iPhone 5S dhe iPhone 5C, pritet që Apple shumë shpejtë të arrijë në 1 miliard pajisje të shitura në sistemin e saj operativ, iOS./ Telegrafi /