LAJMI I FUNDIT:

Apple prezanton iPhone 5C, si përgjigje ndaj Android

Apple prezanton iPhone 5C, si përgjigje ndaj Android

Gjeneratat e telefonave të ndryshëm të iPhone nga Apple deri më sot kanë bërë më së shumti bujë në tërë botën, për ta shndërruar secilin model të iPhone në telefonin më të famshëm të kohës, mirëpo vëllimi i madh i telefonave Android nga prodhues të ndryshëm ka bërë që këta të fundit të udhëheqin në treg.

Kjo, kryesisht për faktin se platforma Android ofron zgjedhje më të madhe, dhe çmimet e telefonave të mençur Android kanë qenë më të volitshme, dhe me këtë kanë marrë vëmendjen e përdoruesve në tregjet në zhvillim, duke përfshirë edhe Kosovën, ku telefonat Android janë në rritje të vazhdueshme.

Megjithatë, Apple nuk e ka në plan që të konkurrojë me telefonat e mençur që fillojnë prej 100 dollarëve, prandaj kompania më e madhe e teknologjisë sot ka prezantuar modelin e ri të telefonit, iPhone 5C, me qëllim të krijojë kërkesë dhe entuziazëm në mesin e përdoruesve që blejnë telefona të mençur të cilët kushtojnë më lirë sesa modelet më të avancuara, duke përfshirë këtu edhe modelin e ri – iPhone 5S.


Sipas prezantimit zyrtar të bërë nga Apple sot, iPhone 5C me 16GB do të kushtojë vetëm 99 dollarë përmes kontratave me operatorët mobil, ndërsa modeli me më shumë memorie të brendshme, ai me 32GB do të shitet për një kosto prej 199 dollarësh, me kontratë.

Pa kontratë, iPhone 5C me 16GB do të kushtojë 550 dollarë, ndërsa ai me 32GB do të shitet për 650 dollarë.
Ngjashëm sikurse është thënë deri më sot, iPhone 5C do të ofrohet në mbështjellësin e plastikës me ngjyra të ndryshme. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Teknologji
Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Teknologji
AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple

AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
Kalo në kategori