Samsung Galaxy Note 3 është telefoni më i përfolur i muajve të fundit, dhe tani pasi kompania Samsung e ka zyrtarizuar këtë pajisje të avancuar mobile, për të janë publikuar të gjitha specifikat.
Samsung Galaxy Note 3 do të vijë me sigurinë e pajisjes, të njohur si Samsung KNOX si dhe versionin e fundit të Android 4.3 Jelly Bean, si dhe lapsin elektronik S-Pen, i cili është përgatitur për ekranin e madh të Galaxy Note 3.
Samsung Galaxy Note 3 posedon ekranin Full HD me 5.7 inç si dhe rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve, bashkë me procesorin e fuqishëm Quad Core 2.3 GHz Qualcomm Snapdragon 800 dhe 3GB RAM.
Samsung gjithashtu do të ofrojë edhe një version të Samsung Galaxy Note 3 me procesorin 1.9GHz Samsung Exynos 5 Octa core, ndërsa procesor të ndryshëm do të jenë në dispozicion për tregje të ndryshme.
Note 3 posedon edhe kamerën e pasme me 13 mega-piksel me sensorin BSI, me auto fokus, dhe tiparet si Smart Stabilization, dhe ndriçuesin LED. Në pjesën e përparme është kamera me 2 mega-piksel dhe sensorin BSI.
Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy Note 3 përfshijnë edhe baterinë me 3,200 mAh si dhe opsionin e memories me 32GB ose 64GB.
Nga 25 shtatori, Samsung Galaxy Note 3 do të jetë në dispozicion në 149 shtete të ndryshme të botës. / Telegrafi /
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëiPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur
Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale
Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10
AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar