LAJMI I FUNDIT:

Apple furnizon tregun amerikan me iPhone të rinj!

Apple furnizon tregun amerikan me iPhone të rinj!

Dje gjatë ditës, Apple ka dërguar ftesat për ngjarjen e saj mediale të cilën do ta mbajë në kampusin e saj në Cupertino me datën 10 shtator. Në të pritet që Apple të prezantojë modelet e shumë-pritura të telefonave të rinj, iPhone 5S dhe iPhone 5C.

Mirëpo, e çuditshme është se një ditë më pas, Apple do ta mbajë një ngjarje për media edhe në Pekin të Kinës. Në ngjarjet mediale të kompanisë, përveç telefonave mobil pritet që të lansohet edhe versioni i ri i sistemit operativ, iOS7.

Tani, raportet e fundit mediale thonë se Apple ka filluar me dërgesat e modeleve të reja të telefonave në SHBA, edhe para datës zyrtare të lansimit në treg.

Sipas MacRumors thuhet se Apple ka filluar dërgesat e iPhone-ëve të rinj tek operatorët partner mobil në SHBA, rrjetet e dyqaneve me pakicë si dhe furnizimin e dyqaneve të saj. Modelet e reja zyrtarisht do të prezantohen më 10 shtator, ndërsa shitja e tyre do të fillojë 10 ditë më pas. / Telegrafi /