LAJMI I FUNDIT:

HTC prezanton modelin e ri të Desire, 601

HTC prezanton modelin e ri të Desire, 601

Gjatë javës ishte thënë se modeli i ri i telefonit, HTC Zara do të lëshohet në treg me emrin komercial HTC Desire 601, dhe tani telefoni i bazuar në sistemin operativ Android është zyrtarizuar nga kompania tajvaneze.

HTC Desire 601 posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.5 inç në qHD, me rezolucion prej 540 x 960 pikselëve, si dhe procesorin dual core Qualcomm Snapdragon 400 me 1.4GHz, plus 1GB RAM.

Desire 601 gjithashtu posedon edhe 8GB memorie të brendshme, si dhe portin për micoSD kartë, e cila mund ta zgjerojë hapësirën edhe për 64GB. Kamera e pasme e telefonit është me 5 mega-piksel, ndërsa kamera e përparme VGA është standarde dhe mund të përdoret për video komunikim.

HTC Desire 601 mbështetet në Android dhe HTC Sense, ndërsa veçoritë tjera të telefonit përfshijnë edhe lidhjen Bluetooth 4.0, WiFi 802.11 a/b/g/n plus DLNA. / Telegrafi /