LAJMI I FUNDIT:

GooPhone: iPhone i5C do të kushtojë 99 dollarë

GooPhone: iPhone i5C do të kushtojë 99 dollarë

Kopja identike e iPhone 5C është krijuar nga kompania kineze GooPhone, e cila ka thënë se ky model i telefonit do të jetë “iPhone i vërtetë me çmim të lirë” me çmim prej vetëm 99 dollarësh.

GooPhone ka arritur të krijojë kopjen identike të iPhone 5C duke u bazuar në informacionet dhe pamjet e modelit të ri të iPhone 5C të cilat deri më tani kanë rrjedh në internet, dhe sipas të gjitha gjasave Apple do të ketë shumë pak mundësi ta ndryshojë modelin e saj të telefonit, kur dihet se kompania amerikane tashmë e ka caktuar datën e prezantimit.

GooPhone i5C ka një ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4 inç, me rezolucion 540 x960, procesorin dual core 1.2GHz të MediaTek, 1 GB RAM, kamerën e pasme me 8 MP dhe baterinë me 2000mAh.

GooPhone i5C do të punojë në Android 4.2, dhe i njëjti pritet të paraqitet në treg në kohën e njëjtë me modelin origjinal të Apple, rreth 20 shtatorit 2013. / Telegrafi /