LAJMI I FUNDIT:

Google zbret çmimin e Nexus 4 për 25%

Google zbret çmimin e Nexus 4 për 25%

Telefoni më i lirë i mençur Android, tani është liruar edhe më shumë. Google ka njoftuar se ka zbritur çmimin e Nexus 4 8GB në 199 dollarë nga 299 sa ishte më herët, dhe atë të Nexus 4 me 16GB në 249 dollarë, nga 349 sa e shiste më parë.

Njëvjetori i telefonit të mençur të Google, Nexus 4 po afrohet dhe Google ka synuar ta mbajë atë ende në treg, duke e zbritur ndjeshëm çmimin e këtij modeli, i cili mund të blihet edhe pa kontratë.

Edhe pse Google pritet që të dal me pasardhësin e Nexus 4, për momentin modeli të cilin do t’ua rekomandonte kompania është telefoni i saj i prodhuar nga Motorola, Moto X.

Mirëpo, deri atëherë mund të thuhet se telefoni me çmimin më të mirë që mund të gjendet në treg mbetet Nexus 4, të cilin Google e ka krijuar në bashkëpunim me kompaninë LG. / Telegrafi /