LAJMI I FUNDIT:

HTC gati me fabletin One Max

HTC gati me fabletin One Max

Dje gjatë ditës, në internet kanë rrjedhur pamjet preliminare të modelit të ri të fabletit të HTC’së, përkatësisht modelit të pajisjes HTC One Max.

Dhe tani, për ta konfirmuar këtë lajm @evleaks ka publikuar disa pamje të reja të One Max për të cilat thotë se ende nuk e paraqesin pamjen e versionit final të One Max.

Edhe pse @evleaks thotë se pamjet nuk janë finale, njohësit e zhvllimeve në HTC thonë se ka shumë pak gjasa që pamja e këtij fableti të ndryshojë në mënyrë drastike.

Siç dihet tashmë, madhësia e ekranit të ndjeshëm në prekje të HTC One Max do të ketë një diagonale prej 5.9 inç në formatin Full HD, kamerën e pasme UltraPixel, 2GB RAM, procesorin quad-core Snapdragon 800, 16GB memorie të brendshme dhe baterinë me 3,300 mAh. / Telegrafi /