LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Motorola prezanton Moto X

Zyrtare: Motorola prezanton Moto X

Google dhe Motorola përfundimisht e kanë prezantuar modelin e tyre të ri të telefonit të mençur për të cilin është bërë shumë bujë – Motorola Moto X, të cilin kompanitë e kanë prezantuar si modelin e parë të prodhuar në SHBA, për dallim prej telefonave tjerë të cilët kryesisht prodhohen në Azi.

Moto X fillimisht do të jetë prezent tek operatorët mobil amerikan, të cilët e ofrojnë atë për një çmim që fillon prej 199 dollarëve, pas abonimit me kontratë.

Moto X sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4.7-inç në 720p, procesorin dual-core, quad-core GPU dhe 2GB RAM. I njëjti përfshin edhe mbështetjen për rrjetet 802.11ac WiFi, Bluetooth 4.0, si dhe teknologjitë Miracast (ëireless HDMI) dhe NFC.

Për më tepër, Moto X ka edhe dy kamera, atë të pasme me 10 mega-piksel, si dhe atë të përparmen me 2 mega-piksel, të cilat mbështeten nga teknologjia Clear Pixel, bashkë me baterinë e cila premton 31% jetë më të gjatë të pajisjes.


Moto X mund të zgjedhet në ndonjërën prej 18 ngjyrave të ndryshme, si dhe softuerin i cili mundëson personalizimin e telefonit, përmes programit Moto Maker.

Për më shumë, ekrani i Moto X është në Corning Gorilla Glass, i cili e bën telefonin rezistent ndaj gërvishtjeve, si dhe mundëson përdorimin e pajisjes edhe gjatë kohës kur bie shi.

Në fund, Google dhe Motorola kanë premtuar se Moto X së shpejti do të ofrohet edhe me mbështjellësin e drurit, si dhe versionin më të lirë të telefonit, i cili do të ketë kosto më të përballueshme edhe për konsumatorët Kosovar. Të nderuar Telegrafista, a do ta blinit edhe ju një Moto X, sipas ngjyrave të preferuara?

Në trend Teknologji

Më shumë
Bien aksionet e rrjetit social të Trumpit, ish-presidenti ka humbur 4 miliardë dollarë

Bien aksionet e rrjetit social të Trumpit, ish-presidenti ka humbur 4 miliardë dollarë

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Kalo në kategori