[tag_tagmanagerringier]a Rrjedhin pamjet e Nokia 1020 – EOS! - Telegrafi - Telegrafi Rrjedhin pamjet e Nokia 1020 – EOS! - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e Nokia 1020 – EOS!

Rrjedhin pamjet e Nokia 1020 – EOS!

Telefoni i shumë-përfolur i Nokia’së, Lumia 1020, për të cilin thuhet se do të vijë me kamerën e jashtëzakonshme me 41 mega-piksel, tashmë është publikuar në internet.

Pamjet e telefonit ekskluziv të Nokia’së, i cili deri më tani është quajtur me emrin e mundshëm EOS, janë publikuar në Tëitter nga llogaria e famshme e @evleaks, edhe pse me emër tjetër – "Nokia Lumia 1020 për AT&T, 2013."

Sipas këtyre pohimeve, thuhet se Nokia Lumia 1020 do të vijë në operatorin mobil amerikan AT&T, ndërsa në foton e publikuar shihet edhe logoja e operatorit.

Në internet tashmë janë paraqitur edhe disa fotografi të cilat thuhet se janë bërë më Nokia Lumia 1020, mirëpo gjithçka pritet të konfirmohet në ngjarjen e kompanisë, e cila do të mbahet më 11 korrik. / Telegrafi /