LAJMI I FUNDIT:

Nexus 4 i bardhë, shitet menjëherë?

Nexus 4 i bardhë, shitet menjëherë?

Të gjithë ata që e pëlqejnë telefonin e mençur të Google dhe LG, Nexus 4 me ngjyrë të bardhë, dhe të cilët janë menduar nëse duhet ta blejnë atë ose jo, tashmë janë vonë, sepse në faqen zyrtare të Google, atë të Play Store ku telefoni është vënë në dispozicion për shitje, thuhet se Nexus 4 i bardhë është shitur dhe se “përkohësisht nuk ka stoqe rezervë”.

Shitje e shpejtë ka ndodhur edhe për modelin me 16GB memorie, pasi që edhe për këtë version të telefonit thuhet se i njëjti “më nuk është në dispozicion” për përdoruesit e rinj.

Edhe pse besohet se arsyeja kryesore e mungesës së këtij modeli është kërkesa e madhe e konsumatorëve, ka zëra që thonë se mund të ndodhë që tërheqja është bërë edhe për shkak të ndonjë problemi në pajisjen e re me ngjyrë të bardhë. / Telegrafi /