[tag_tagmanagerringier]a HTC One Mini në vjeshtë? - Telegrafi - Telegrafi HTC One Mini në vjeshtë? - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

HTC One Mini në vjeshtë?

HTC One Mini në vjeshtë?

Së fundmi, në internet janë paraqitur disa pamje të modelit minimal të HTC One, përkatësisht modelin HTC One Mini.

Fotot e publikuara nga SmartNews konfirmojnë edhe disa specifika të cilat do të vijnë me HTC One Mini.

HTC One Mini do të vijë me Android 4.2.2 Jelly Bean, ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç në ndërfaqen HD, në rezolucion prej 1280 x 720 piksel. One Mini do të mbështetet edhe nga procesori dual core në 1.4GHz, 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme.

Karakteristikat tjera të HTC One Mini përfshijnë edhe dy kamera, portin për mikroSD kartelë si dhe dëgjueset Beats Audio. Lansimi i HTC One Mini pritet të debutojë në treg në tremujorin e tretë të vitit. / Telegrafi /