[tag_tagmanagerringier]a Rrjedhin detajet e Motorola X Phone? - Telegrafi - Telegrafi Rrjedhin detajet e Motorola X Phone? - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin detajet e Motorola X Phone?

Rrjedhin detajet e Motorola X Phone?

Telefoni misterioz Motorola X Phone ka filluar të përflitet për specifikat e mundshme si dhe për mundësinë e personalizimit që i ofron ky model.

Sipas karakteristikave të publikuara deri më tani, duket se Motorola X Phone do të jetë një model mesatar, i cili nuk do të mund t’i tejkalojë telefonat më të famshëm të Android.

Fansat e telefonave të rinj Android kanë treguar shumë interes për X Phone, edhe pse shumë pak dihet për këtë model të ri të telefonit. Megjithatë, sot @evleaks ka publikuar të dhëna shtesë për modelin e ri të telefonit të Motorola’së.

Sipas burimeve të llogarisë së famshme në Twitter, X Phone do të vijë me procesorin prej 1.7GHz dual core MSM8960 Pro (version i përditësuar i Snapdragon S4 Plus me Adreno 320 GPU), 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme, rezolucion me 720p, kamerën e pasme me 10MP, atë frontale me 2MP, si dhe Android 4.2.2.


Megjithatë, në rast se Motorola X Phone paraqitet me këto karakteristika në treg, i njëjti do të mbetet prapa liderëve në Android, si Galaxy S4 dhe HTC One. / Telegrafi /