LAJMI I FUNDIT:

Sony prezanton modelin Xperia M

Sony prezanton modelin Xperia M

Para pak kohësh, Sony ka paralajmëruar modelin e ri të telefonit në sistemin operativ Android, Sony Xperia M, dhe tani duket se ky model do të paraqitet në tregun britanik gjatë muajit gusht, edhe pse kjo kohë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga kompania Sony.

Sony Xperia M do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4 inç në FWVGA, në rezolucion prej 854 x 480 pikselëve, ndërsa pajisja mbështetet në procesorin dual core Qualcomm Snapdragon S4, i cili vjen me 1GB RAM.

Xperia M gjithashtu vjen me 4GB memorie të brendshme, si dhe portin për microSD card e cila mund ta rris memorien deri në 64GB, kamerën VGA për video thirrje, si dhe kamerën e pasme me 5 mega-piksel me sensorin Sony Exmor RS e cila mund të incizojë video në 720p. Telefoni vjen me Android 4.1 Jelly Bean si dhe opsionet NFC, HSPA+ dhe Bluetooth 4.0. / Telegrafi /