LAJMI I FUNDIT:

HTC prezanton modelin Desire 600

HTC prezanton modelin Desire 600

Së fundmi, HTC ka prezantuar modelin e ri të telefonit të mençur HTC Desire 600, të cilin kompania ka thënë se do ta lëshojë në treg gjatë muajit qershor, edhe pse nuk ka dhënë detaje për datën e saktë të debutimit.

Mirëpo, burime jo-zyrtare thonë se kompania tajvaneze do të debutojë në treg me HTC Desire 600, gjatë javës së ardhshme, ose më 19 qershor më saktë.

HTC Desire 600 është një model i ri i telefonit Android, i cili posedon dy sim-kartela, ndërsa i njëjti vjen me ndërfaqen e famshme të kompanisë, HTC Sense 5 dhe HTC BlinkFeed. Procesori i këtij modeli të telefonit thuhet se do të jetë quad core në 1.2Ghz Qualcomm Snapdragon 200.

Specifikat tjera të HTC Desire 600 përfshijnë edhe ekranin me diagonale prej 4.5 inç në qHD Super LCD2, me rezolucion prej 540 x 960 pikselëve, ndërsa telefoni ka edhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel, e cila mund të incizojë video në HD 720p. / Telegrafi /