Gjenerata e re e telefonit të Apple, iPhone 6 mund të vijë në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa modeli i ri i iPad Mini, me ekran Retina mund të vonohet deri në fund të këtij viti, para se të paraqitet në tregun global, citohet të ketë thënë Citi Research.
Hulumtimi i ri i Citi gjithashtu thotë se prodhimi i versionit të ri të iPhone, 5S, është shtyrë për dy deri në katër javë.
Në raportin e Citi thuhet se me rrjedhat e fundit, përdoruesit nuk mund të presin që iPhone 5S të lëshohet në treg gjatë muajit shtator, edhe pse kështu ishte planifikuar fillimisht nga Apple, por edhe nëse ndodh që kompania do të jetë e gatshme ta freskojë modelin e fundit të telefonit të saj të famshëm, në iPhone 5S, ka shumë gjasa të ndodhë që sasia e prodhuar të mos jetë e mjaftueshme.
Në fund të raportit, analisti i Citi, Yeung ka thënë se përpos iPhone 5S, mund të pritet edhe version tjetër i iPhone me ekran me diagonale e cila arrin në 4.8 inç, i cili sipas tij do të paraqitet në treg në tremujorin e parë të vitit 2014.
Sot, iPhone 5 ka ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4 inç, ndërsa rivali i tij më i madh, Galaxy S4 nga Samsung posedon ekranin prej 5 inç. Prandaj, një model i ri i iPhone me ekran prej 4.8 inç, i cili pritet të jetë në iPhone 6 do të konkurronte më mirë me një model të fuqishëm si Galaxy S4. / Telegrafi /
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar