LAJMI I FUNDIT:

Apple nuk do të krijojë fablet

Apple nuk do të krijojë fablet

Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook ka dhënë sqarime se pse kompania e tij e prodhon vetëm një model të iPhone, dhe jo disa modele me madhësi të ndryshme të ekranit, dhe ngjyra të ndryshme të telefonit.

“Aktualisht ne nuk kemi arritur në pikën e prodhimit të versioneve të ndryshme të iPhone dhe iPad” ka deklaruar Cook, duke shtuar se “megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen”.

Me sa duket, Cook ngadalë po e përgatit publikun për spekulime të reja lidhur me prodhimin e pajisjeve më të lira, dhe krijimin e versioneve të ndryshme të iPhone, duke përfshirë edhe atë me ekran më të vogël, dhe një tjetër me ekran më të madh.
Cook ka thënë se Apple do të humb shumë kohë në optimizimin e harduerit, softuerit dhe specifikave të modeleve të ndryshme të iPhone, prandaj kompania e tij fokusohet në një model të vetëm.

Në fund, Cook ka deklaruar se Apple nuk do të krijonte një fablet – kombinim të telefonit me tablet, sepse kjo gjë do të krijonte probleme me ndriçimin e ekranit, jetën e baterisë dhe performancën e përgjithshme të pajisjes. / Telegrafi /