LAJMI I FUNDIT:

Huawei të debutojë me Ascend P6

Huawei të debutojë me Ascend P6

Muajin e ardhshëm, saktësisht më 18 qershor, Huawei do të mbajnë një ngjarje të re mediale, në të cilën thuhet se do ta lansojnë modelin e ri të telefonit Huaëei Ascend P6, pamjet e të cilit kanë rrjedhur nga @evleaks.

Nga ajo që është thënë më herët, Huawei Ascend P6 do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me 4.7 inç HD, rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, si dhe procesorin quad core 1.5GHz me 2GB RAM.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel, atë frontale me 2 mega-piksel, si dhe Android 4.1.2 Jelly Bean. / Telegrafi /