LAJMI I FUNDIT:

Nokia EOS vjen gjatë korrikut?

Nokia EOS vjen gjatë korrikut?

Kohëve të fundit është folur shumë për telefonin e ri të Nokia’s, modelin EOS, i cili do të jetë telefoni i parë i kompanisë i cili bazohet në Windows Phone 8, dhe posedon kamerën e fuqishme me 41 mega-piksel, i cili është pjesë e modelit paraprak Nokia 808 PureView.

Dhe tani, sipas një raporti të ri medial thuhet se Nokia do ta bëjë lansimin zyrtar të modelit Nokia EOS gjatë muajit korrik, dhe kjo datë ende duhet të bëhet publike nga Nokia, për ta konfirmuar ekzistimin e këtij modeli.

Nokia EOS do të mundësojë fotografimin deri në 34 mega-piksel, të cilat përdoruesit ia japing ndjenjën e kamerës DSLR.

Detajet tjera për Nokia EOS pritet të vijnë në ditët në vijim, të cilat do të përfshijnë datën e lansimit, çmimin dhe karakteristikat tjera të telefonit. / Telegrafi /