LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roamingut në eurozonë, pasi që qytetarët e saj ende ankohen se paguajnë tarifa të shtrenjta të shërbimit, kur ata dalin jashtë shtetit të tyre.

Megjithatë, komisionerja e BE-së, Neelie Kroes ka thënë se institucioni i saj është duke synuar të krijojë një treg unik të telefonisë mobile në Evropë, dhe se këtë synon ta bëjë para vitit 2015.

Këtë deklaratë ajo e ka dhënë në Samitin Evropian të Bizneseve, ndërsa ka thënë se ajo personalisht nuk do të pensionohet pa e arritur këtë gjë.

Mbetet të shihet nëse një unitet i tillë do të ndodhë në Komisionin Evropian, me çka përdoruesit e telefonisë mobile në eurozonë nuk do të obligohen të paguajnë tarifa të shtrenjta të roamingut, sa herë ata e shfletojnë internetin në mobil gjatë udhëtimeve të tyre. / Telegrafi /