LAJMI I FUNDIT:

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.

Telefoni i ri i Lenovo’së i cili bazohet në procesorin e Intel dhe sistemin operativ Android, K900 është bërë gati për tu lëshuar në tregun aziatik.

Madhësia e ekranit të K900 ka një diagonale prej 5.5 inç, ndërsa K900 përmban edhe procesorin dual-core Atom Z2580 CPU (2.0GHz), PowerVR SGX 544MP2 GPU, panelin 1080p IPS, teknologjinë e ekranit Gorilla Glass 2, si dhe kamerën e pasme me 13 mega-piksel.

Edhe përkundër ekranit të madh, K900 peshon vetëm 162 gram, dhe hollësi prej 6.9 milimetrash, ndërsa thuhet se çmimi i këtij modeli të telefonit të Lenovo’s do të jetë diku rreth 536 dollarë.


Fillimisht, Lenovo K900 do të lëshohet në tregun kinez, ndërsa debutimi i tij ndërkombëtar do të ndodhë gjatë verës së këtij viti. / Telegrafi /