LAJMI I FUNDIT:

Samsung shet 4 milionë Galaxy S4 për 4 ditë

Samsung shet 4 milionë Galaxy S4 për 4 ditë

Njësoj sikurse paraardhësit e tij, Samsung Galaxy S4 po bëhet një pajisje shumë popullore për Samsung, dhe tani duket se kompania ka dhënë disa detaje për të treguar se sa shumë njerëz e duan një telefon të tillë.

Sipas faqes koreane, Chosunilbo, Samsung ka arritur të shes 4 milionë Galaxy S4 për vetëm 4 ditë, dhe këto shifra të shitjes arrijnë rekord të ri për kompaninë, e cila ka shitur mbi 40 milionë Galaxy S3.

Me sa duket, Samsung së shpejti do të prezantojë shifra të reja të shitjeve për Galaxy S4, ndërsa deri në fund të muajit, prodhuesi më i madh global i telefonave mobil pret që të shesë më shumë se 10 milionë njësi të Galaxy S4. / Telegrafi /