LAJMI I FUNDIT:

Fillon shitja e Sony Xperia L në Evropë

Fillon shitja e Sony Xperia L në Evropë

Sony Xperia L është lansuar në mars të këtij viti, ndërsa tani pajisja e mençur mobile është në dispozicion në tregun evropian, thuhet sipas njoftimit zyrtar të kompanisë Sony. Fillimisht, pajisja është në dispozicion në Gjermani, Suedi dhe Holandë.

Telefoni më i ri i kompanisë Sony, Xperia L është model i mbështetur në Android 4.1 Jelly Bean, ndërsa procesori i pajisjës është dual core Qualcomm Snapdragon me 1GHz, dhe 1GB RAM.

Karakteristikat tjera të Sony Xperia L përfshijnë edhe memorien e integruar me 8GB, kartelën microSD e cila mund të zgjerojë hapësirën edhe për 32GB shtesë, si dhe ekrani me 4.3 inç në teknologjinë FWVGA me rezolucion prej 854 x 480 pikselëve.

Për më shumë, Xperia L posedon edhe mundësinë e pagesave NFC, sensorin Exmor RS nga Sony, si dhe opsionin e mbështjellësit në ngjyra të ndryshme, sit ë zezë, të bardhë dhe të kuqe. / Telegrafi /