LAJMI I FUNDIT:

Nokia nesër prezanton Lumia 928

Nokia nesër prezanton Lumia 928

Gjatë fundjavës, Nokia e ka paralajmëruar modelin Nokia Lumia 928, edhe pse pa dhënë detaje lidhur me specifikat e modelit të ri të telefonit të mençur.

Prodhuesi i famshëm finlandez i telefonave ka lëshuar një video reklamë për modelin e ri Nokia Lumia, ndërsa ka premtuar se nesër do ta bëjë prezantimin e telefonit të ri që bazohet në sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone.

Karakteristika e re e cila pritet të jetë pjesë përbërëse e Lumia 928 është kamera PureView, ndërsa nuk dihet asgjë as për çmimin që do ta ketë ky model i telefonit, me rastin e lansimit në tregjet ndërkombëtare. / Telegrafi /