LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S4 Zoom – telefoni i parë kamerë!

Samsung Galaxy S4 Zoom – telefoni i parë kamerë!

Pas debutimit të saj me Samsung Galaxy S4, lideri botëror i telefonave mobile – Samsung është duke u përgatitur edhe për versionet e reja të këtij telefoni, fillimisht modelin minimal - Galaxy S4Mini, dhe më pas edhe telefonin e parë kamerë, Samsung Galaxy S4 Zoom.

Sipas raporteve të Digitimes, Samsung Galaxy S4 Zoom do të jetë modeli i parë i telefonit kamerë, i cili do të vijë me sensorin me 16 mega-piksel sensor, i cili mund të jetë i ngjashëm me sensorin që përdoret aktualisht në kamerën e modelit aktual – S4.

Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy S4 Zoom përfshijnë edhe ekranin me 4.3 inç në qHD Super AMOLED me rezolucion prej 540 x 960 pikselëve, 8GB memorie të brendshme dhe microSD kartelën e cila mund të zgjerohet edhe për 64GB RAM.
Samsung Galaxy S4 Zoom do të posedojë edhe 802.11 a/b/g/n WiFi, Bluetooth 4.0 LE, A-GPS ndërsa thuhet se pajisja do të bazohet në Android Jelly Bean, si dhe Samsung;s Touch Wiz Nature UX. Debutimi i Samsung me Zoom pritet të ndodhë gjatë kësaj vere. / Telegrafi /