LAJMI I FUNDIT:

Sony përgatit super-telefonin me kamerë 20MP

Sony përgatit super-telefonin me kamerë 20MP

Sipas disa raporteve të mediave aziatike thuhet se Sony është duke përgatitur dy modele të reja të telefonave të mençur, me të cilët do të debutojë brenda këtij viti.

Njëra prej këtyre pajisjeve mobile të kompanisë thuhet se do të jetë fableti i quajtur Togari, i cili do të vijë me ekran masiv prej 6.44 inçësh, në teknologjinë Full HD.

Fableti i ri i Sony, Togari thuhet se duhej të debutonte në Kongresin Mobil Botëror i cili është mbajtur në fillim të vitit në Barcelonë, por siç dihet, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Modeli i dytë i telefonit të mençur nga Sony do të jetë Honami, i cili do të jetë pjesë e iniciativës së brendimit të kompanisë “One Sony”, e cila do të sjell teknologjitë më të mira nga Sony në një pajisje të vetme mobile.


Sipas faqes kineze, ePrice thuhet se Honami do të posedojë ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5 inç në Full HD, procesorin me 2.3GHz quad-core Snapdragon 800, kamerë të pasme me 20 mega-piksel, bashkë me sensorin Cybershot CMOS dhe thjerrëzat e markës Carl Zeiss.

Karakteristikat tjera të këtij modeli do të përfshijnë edhe 2GB RAM, baterinë e palëvizshme me 2,700 mAh ose 3,000 mAh, ndërsa pajisja do të jetë rezistente ndaj ujit dhe pluhurit. Honami pritet të shfaqet në panairin e IFA-së, i cili mbahet në shtator të këtij viti. / Telegrafi /