LAJMI I FUNDIT:

iPhone 5S me ekran më të madh, në vjeshtë?

iPhone 5S me ekran më të madh, në vjeshtë?

Apple pritet të lansojë një linjë të re të produkteve dhe shërbimeve të reja në vjeshtën e këtij viti. Dhe pjesë e kësaj liste besohet se do të jetë iPhone 5S, Apple TV, dhe një orë e mençur e cila do të debutojë më 2014.

Të paktën këto janë disa konkludimet e ekspertëve të tregut të konsumit elektronik, të cilat janë nxjerrë pas prezantimit të rezultateve financiare të Apple, nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook.

Për të qenë të sakta, mediat thonë se Tim Cook nuk i ka bërë saktësisht këto pohime, mirëpo në deklaratën e tij në publik, Cook ka thënë se “Apple është duke punuar shumë në krijimin e harduerit, softuerit, dhe shërbimeve tjera të mahnitshme, të cilat ne mezi po presim t’i prezantojmë në vjeshtë dhe gjatë vitit 2014.

Cook ka lënë të kuptohet se do të punohet në këtë drejtim, pasi ka thënë se Apple do të krijojë kategori të reja të produkteve, dhe këto deklarata kanë qenë të mjaftueshme për t’i shtyrë analistët të mendojnë në këtë drejtim. / Telegrafi /