LAJMI I FUNDIT:

Apple, rënie e shitjeve dhe e aksioneve në treg

Apple, rënie e shitjeve dhe e aksioneve në treg

Rëniet e përshpejtuara të aksioneve të Apple, kanë prekur nivelin e tyre më të ulët që nga viti 2011, ndërsa investitorët vazhduan t’i heqin aksionet e tyre nga kompania teknologjisë, pas shqetësimeve që ata kanë pasur nga rezultatet e shitjeve të iPad Mini në tremujorin e dytë të vitit, në të cilin tashmë ka hyrë kompania.

Gjiganti i preferuar i teknologjisë në Ëall Street, sot gjatë ditës ka pësuar rënie e cila ka arritur shifrën prej 6 për qind, duke rënë me çmimin e saj për aksion në nivelin e ulët prej 400 dollarëve.

Kjo ka ndodhur për të parën herë që nga dhjetori 2011, pas një raporti i cili është publikuar nga DigiTimes, dhe i cili thoshte se shitjet e iPad Mini mund të bien me 20 deri në 30 për qind gjatë tremujorit të dytë të vitit, ose në 10 deri në 12 milionë njësi për shkak të "mungesës së kërkesën në treg." / Telegrafi /