LAJMI I FUNDIT:

Edhe Microsoft me orë të mençur?

Edhe Microsoft me orë të mençur?

Me sa duket, Microsoft nuk ka mundur t’i rezistojë rivalëve të saj si Apple, Samsung dhe LG, të cilët tashmë kanë thënë se do ta krijojnë një orë të mençur.

Gjiganti softuerik, Microsoft është duke punuar në dizajnin e një ore të mençur me ekran të ndjeshëm në prekje, thuhet sipas Wall Street Journal, e cila ka cituar disa burime anonime.

Në fillim të këtij viti, Microsoft kishte kërkuar nga furnitorët aziatik t’i sjellin asaj disa pajisje të cilat ngjajnë në ora, thuhet sipas burimit të gazetës.

Ndërsa, një burim tjetër tha se Microsoft tashmë ka angazhuar ekipin e saj të zhvilluesve dhe kërkuesve të tregut për të parë opsionet e krijimit të një ore të tillë.


Megjithatë, Microsoft nuk ka dhënë asnjë informatë zyrtare lidhur me këto pohime mediale. / Telegrafi /