LAJMI I FUNDIT:

iPhone, i shtrenjtë për evropianët!

iPhone, i shtrenjtë për evropianët!

Drejtori ekzekutiv i njërës prej kompanive më të mëdha të telekomit në Evropë thotë se shitjet e iPhone të Apple janë duke rënë për shkak të çmimit shumë të lartë.

Stephane Richard, drejtori i France Telecom i ka thënë revistës Bloomberg se konsumatorët evropian janë duke u përqëndruar më shumë tek çmimet, dhe se telefonat e tyre tani po i mbajnë më gjatë se sa më parë.

Ai thotë se rrëmuja e cila më herët krijohej për produktet e Apple tani është duke u venitur, ndërsa deklaron se kohëve të fundit po bëhet gjithnjë e më e vështirë që të shitet një telefon me çmim prej 600 eurosh.

Bazuar në deklaratat e shefit të telekomit francez, mund të sugjerohet se Apple duhet të krijojë një model të lirë të iPhone, ose pjesëmarrja e kompanisë në treg mund të ulet. Kjo, sepse në tregun evropian gjithnjë e më pak ka adoptues të hershëm të teknologjive dhe modeleve të reja të telefonave mobil. /Telegrafi/