LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry përgatitet për tabletin e ri?

BlackBerry përgatitet për tabletin e ri?

Tashmë dihet se BlackBerry është duke u përgatitur ta freskojë tabletin e saj BlackBerry PlayBook me versionin më të ri të sistemit të saj operativ, BlackBerry 10, ndërsa tani thuhet se përveç kësaj, prodhuesi kanadez gjithashtu është duke planifikuar të lansojë edhe një model të ri të tabletit në këtë version të sistemit operativ.

Sipas një raporti të fundit nga KYMI, thuhet se modeli i ri i tabletit të BlackBerry 10 do të lansohet para përfundimit të këtij viti, edhe pse nuk ka dhënë për kohën e mundshme të këtij lansimi të ri.

Lajmi për tabletin e ri të kompanisë BlackBerry është bërë i ditur nga Sarim Aziz, i cili është Drejtues i BlackBerry për marrëdhëniet me zhvilluesit e aplikacioneve.

Edhe pse nuk janë dhënë detaje lidhur me specifikat e mundshme të tabletit të ri nga BlackBerry, ajo që dihet tashmë është se dyqani virtual i aplikacioneve për BlackBerry 10 tashmë ka arritur në 70 mijë aplikacione, ndërsa synohet që shumë shpejtë ky numër të rritet në 100 mijë. / Telegrafi /