LAJMI I FUNDIT:

LG Optimus L3 debuton në Brazil

LG Optimus L3 debuton në Brazil

LG së fundmi ka prezantuar linjën e re të telefonave të mençur Android, përkatësisht modelet LG Optimus L II dhe LG Optimus L III, ndërsa ky i fundit gjatë javës së ardhshme do të fillojë shitjen në tregun brazilian.

LG Optimus L3 posedon procesorin me 1GHz, si dhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç, me rezolucion WVGA në ndërfaqen IPS, ndërsa pajisja mbështetet nga Android 4.1.2 Jelly Bean.

Pas debutimit në tregun brazilian, LG Optimus L3 do të shfaqet edhe në Amerikën Veriore dhe atë Jugore, Evropë, Azi, Lindje të Mesme dhe Afrikë. / Telegrafi /