LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen specifikat e BlackBerry Z10

Zbulohen specifikat e BlackBerry Z10

RIM do të lansojë sistemin e ri operativ BlackBerry 10 në fund të këtij muaji, dhe bashkë me platformën e re kompania do të lëshojë edhe dy modele të reja të telefonave të mençur, njëri prej të cilëve do të jetë BlackBerry Z10.

Tani, sipas njoftimeve të fundit thuhet se janë zbuluar specifikat e këtij telefoni i cili do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me 4.2 inç, me ndërfaqe HD, rezolucion prej 1280 x 768 pikselëve si dhe 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme dhe baterinë me 1,800 mAh.

Karakteristikat tjera të BlackBerry Z10 përfshijnë edhe kamerën e përparme me 2 mega-piksel me 2x si dhe mundësinë e incizimit të videove HD në 720p, ndërsa kamera e pasme e telefonit do të jetë e pajisur me 8 mega-piksel dhe 5x zoom, ndriçuesin LED dhe mundësinë e incizimit të videos HD në 1080p. / Telegrafi /