LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton modelin Galaxy Music

Samsung prezanton modelin Galaxy Music

Për një kohë të gjatë është folur për modelin e ri të telefonit të Samsung, modelin Galaxy Music, ndërsa tani kompania e ka zyrtarizuar atë, dhe thotë se ky model do të jetë i bazuar në Android 4.0.

Samsung Galaxy Music vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me 3 inç, teknologji QVGA me rezolucion 240 x 320 piksel, si dhe kamerën e pasme me 3 mega-piksel, pa ndriçues.

Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy Music përfshijnë edhe projektorin WVGA, 52MB RAM, 4GB memorie të brendshme, si dhe portin për microSD kartelë e cila mund ta rris memorien e pajisjes për 32GB. / Telegrafi /