LAJMI I FUNDIT:

Nokia prezanton modelet Asha 308 dhe 309

Nokia prezanton modelet Asha 308  dhe 309

Sot, Nokia ka lansuar modelet e reja të telefonave të mençur të linjës së njohur si Asha, përkatësisht dy modelet Nokia Asha 308 dhe Nokia Asha 309.

Të dy modelet janë të dizajnuara që të kenë ekran të ndjeshëm në prekje me kapacitet i cili jep përvojë të mirë gjatë përdorimit, si dhe mbështetje për rrjetin 2G.

Shtesat e reja të Nokia Asha Touch gjithashtu mbështesin shërbimet e Nokia’s për ueb, si dhe veglat për zhvilluesit e aplikacioneve, ndërsa Nokia Asha 308 është i pajisur edhe me mundësinë për përdorim të dy sim-kartelave njëkohësisht. / Telegrafi /