LAJMI I FUNDIT:

Prizren, u trashëgofsh pa trashëgimi!

Prizren, u trashëgofsh pa trashëgimi!

Monteskieja flet për tri faza kryesore të historisë: atë të egërsisë, barbarizmit dhe fazën e qytetërimit. Natyrisht këto kanë kaluar në mënyrë evolutive, nga më primitivja tek më e arrira.

Po të mos kishte qytetërim s’do të kishte as qytet. Prizren jo se jo. Ndryshe, si do të shpjegohej baltimi i një objekti të posaçëm për pastrimin e trupit (hamamit) në zemër të qytetit apo kulteve të konfesioneve të ndryshme për pastrimin shpirtëror? Lulëzimi i zejeve e madje emërtimi lagjeve të tëra në bazë të zanatit të esnafëve a nuk dëshmojnë edhe më për civilizimin që kishte kaherë ky vend? Atë që e inkorporuam në legjislacionin e shtetit tonë sipas Planit (lexo: verdiktit) të Ahtisarit, përdorimin e shumëgjuhësisë dhe bashkëjetesën multietnike, a nuk e ka promovuar ky qytet përgjatë shekujve? A ta shlyejmë krejt këtë kujtesë kolektive?


U pa si i nevojshëm një ligj që mbron qendrën historike të Prizrenit. U miratua. Ç’ndodhi më pas? Trashëgimia urbane veçse u shkatërrua më tepër. Kur nuk ka vullnet për zbatim të ligjit, kur nuk ka kulturë politike të një qeverisjeje të mirëfilltë, i kotë është çfarëdo ligji. Thjesht, ai mbetet akt juridik formal pa efekt real sepse veç ka humbur qëllimin e nxjerrjes së tij, pra rregullimin e një fushe të caktuar.

Kur janë në pyetje privilegjet, të gjithë pushtetarët në garë me njëri-tjetrin. Mirëpo nuk duhet harruar se e drejta e detyrimi shkojnë paralelisht. Aty ku ka kompetencë, doemos duhet të ketë edhe përgjegjësi.

Komuna në letargji, Ministrisë së Kulturës sigurisht i ka dalë ndonjë punë e papritur, Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit pothuajse jofunksional, Qendra Rajonale Për Trashëgimi Kulturore një biçim, prokurorët e zënë duke ndjekur krimin…

Ndërkaq prizrenasi sheh se si dita-ditës po i vyshket bukuria arkitektonike historike e qytetit të zambakut. Prandaj le të jetë më i vëmendshëm se kujt do t’ia besojë herën tjetër kujdesin ndaj këtij kopshti të Kosovës. Zaten, UNESCO – çok zor.

Deri kur do ta shpërdorësh durimin tonë?- i paskëshin thënë Katilinës në Senatin e Romës dikur. Aq më akademike bëhet kur citohet në latinisht kjo. Por, ka kush e bën këtë, bile edhe merr duartrokitje.

Veç aman, edhe nëse dehemi me historinë e lavdishme të Romës, mos ta marrim si model Perandorin Neron. Prej qytetërimit të mos bëjmë prapakthehu.  

Në trend

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Bundesliga
Kalo në kategori