LAJMI I FUNDIT:

Kujtim Shala, heroi kosovar i futbollit kroat

Kujtim Shala, heroi kosovar i futbollit kroat

“Përgëzime për Bobanin, por hero i asaj dite është Kujtim Shala”.

Kështu ka thënë një ish-udhëheqës i grupit të tifozëve të Zagrebit “Bad Blue Boys” (BBB) kur është pyetur për ndeshjen e 13 majit të vitit 1990 ndërmjet Dinamos së Zagrebit dhe Crvena Zvezdës së Beogradit, që për shumëkënd shënoi edhe fillimin e luftës në ish-Jugosllavi.

Lojtari i njohur kroat, Zvonimir Boban, kishte goditur me shqelm në gjoks një polic që po sulmonte tifozët kroatë, dhe ajo skenë është më e njohura nga ajo ditë. Bobani njihet si hero në Kroaci për atë veprim, por njëjtë, nëse jo edhe më shumë, vlerësohet Kujtim Shala nga tifozët e vërtetë të Dinamos.


Shala, tani 50-vjeçar, ishte i adhuruar nga BBB-ja, grupi i njohur i tifozëve të Dinamos. Shala ka lënë gjurmë te Dinamo, por gjurmët e tij vërehen edhe te klubet e tjera ku ka luajtur, te Liria e Prishtina në Kosovë, Partizani i Beogradit, Rennesi në Francë dhe te disa skuadra të futbollit në Gjermani. Gjurmë ka lënë edhe te përfaqësuesja e Kroacisë në futboll dhe më vonë prapë te Prishtina, këtë herë si trajner.

Shala tani jeton në Gjermani, punon si trajner në një klub jo shumë të madh. Për Dinamon ka luajtur dy vjet, por ka mbetur simbol i tifozëve veteranë të këtij klubi me nam.

Ai është vlerësuar hero i ndeshjes që nuk u luajt ndërmjet Dinamos e Zvezdës, ndonëse nuk ishte fare në formacion për atë takim. Në të vërtetë, Shala ishte i suspenduar për ndeshjen historike për shkak të një incidenti të mëhershëm që ndodhi në Sarajevë.

“Ka pasur rrahje brutale në takimin me Sarajevën. Jam sulmuar në zhveshtore, isha në mes 15-20 lojtarëve të Sarajevës. Për këtë është dashur të thyeja shishen e ujit për muri dhe të mbrohesha me të. Nuk kisha rrugëdalje tjetër, kur e panë shishen e thyer u larguan”, ka treguar Shala në një bisedë për Kohën Ditore.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori