Koalicioni në hall
Qeveritarët tanë nuk kanë dru për vete, e jo më për të shitur, realizojnë projekte të cilat janë me pasoja për ekonominë dhe interesin e qytetarëve, dhe ky është konstatimi thuaj se i të gjithëve përpos VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Këto dy parti me sa duket dashurin në mes tyre e kanë vetëm për shkak të interesit, ndërkohë që po thellohet hendeku në të gjitha sferat e jetës.
Dy partitë kryesore të koalicionit qeverisës diametralisht dallohen për sa u përket qëllimeve dhe aspiratave strategjike të vendit. Me këtë politikë është më se e vështirë të qëndroi edhe më tej stabil ky koalicion qeverisës. Jo vetëm se problemi është i dallimeve në sferën e integrimeve euroatlantike, dhe nuk mund të prishet qeveria, por se e gjithë kjo mund të merr epilog tragjik. VMRO-DPMNE me sa duket çdo gjë zvarritë në këtë aspekt me qëllim të përfitimit të kohës. Por a ka ende kohë BDI për të shitur, kjo është çështje tjetër.
Ndërkohë nëse analizohen deklaratat e partnerëve të koalicionit mund të konstatohet se gjithçka shkon si uji në mulli. Krerët e BDI-së kanë përsëritur disa herë qëndrimin se ato qëndrojnë në koalicionin qeverisës nga droja e izolimit të vendit, çështje për të cilën i kanë sinjalizuar edhe ndërkombëtarët.
Ky është edhe një nga shembujt e shumtë se koalicioni midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së është në hall. Kështu mund të zvarriten punët deri në fund të nëntorit kur pritet të takohen anëtarët e NATO-s në Luksenburg. Por çfarë pas nëntorit? Qeverisje teknike, tërheqje e kryeministrit Nikola Gruevski nga politika, referendum i mundshëm, zgjedhje shumë alternativa të cilët priten të ndodhin pas nëntorit. Pas samitit të NATO-së gjithçka do të varet nga Ali Ahmeti, e deri atëherë Gruevski do të mundohet ta arsyetojë dështimin e tij të nëntorit.
Vetëm në rast se nuk ndodhë ndonjë çudi në prapavijë në diplomacinë e fshehur, nuk ka mundësi për përparim apo sukses. Kemi qeveri politike me legjitimitet politik, për të formuar qeverisje teknik, por nuk di se kush mund ta formojë atë. Me sa duket VMRO-DPMNE-ja përgatitet për mossuksesin e nëntorit. Në këtë drejtim qëndrimi i BDI-së është i qartë. Ata duanë që sa më parë Maqedonia të ateroi në kraharorin e NATO-së dhe të hyjë në portat e Bashkimit Evropian. Qytetarët shqiptarë me sa duket edhe këtë vit do ta kalojnë në varfëri, ndërsa vendi ku jetojnë ata edhe më tej do të jetë oaza e joinvestimeve, me perspektivë evropiane të bllokuar dhe pa asnjë ide alternative.
(Autori është botues dhe kryeredaktor i Alibi News)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMurati sqaron detajet e Skemës së re Sociale, kush mund të aplikojë dhe përfitimet e reja
Ngeli shtatzënë në Big Brother? Sara Gjordeni tregon të vërtetën pas thashethemeve të shumta
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë
Taktika e joshjes, Alban Bushi tregon se si ia mori Kosovës talentin Medon Berisha
Ademi me njoftim të rëndësishëm, punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ po kryhen në kohë rekorde
Martohet ish-e dashura e Don Xhonit, modelja ruse Ariana Lirey
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë