LAJMI I FUNDIT:

Festat dhe zhvillimi i Kosovës

Në Kosovë aktualisht po festohen shumë festa fetare, nacionale dhe internacionale, lokale, po shënohen shumë përvjetor etj. Të gjitha këto në total arrin një numër ekstrem të ditëve të festave që nuk e kanë as shtetet me sociale nëpër botë.

Gjëja tjetër e rëndësishme është që në rast se ndonjë nga këto festa të „rëndësishme“ qëllon të jetë ditë fundjave (e shtunë apo e diel), institucionet e vendi e zhvendosin festen ne ndonjërën nga ditët e punës. Kur të gjitha këto bashkohen del që ekonomia e Kosovës edhe ashtu me shume probleme, pengohet jashtëzakonisht shumë nga bllokimet e tilla.


Një dukuri e tillë nuk vërehet në asnjërin nga shtetet e zhvilluara, ku ekonomia frymon shumë lirshëm dhe ku zhvillon aktivitet të lirë dhe të suksesshëm. Fatkeqësisht në Kosovë ende po vazhdon dukuria e humbjes së ditëve të punës për të festuar të gjitha llojet e festive, për të cilat shumë shpesh qytetarët apo punëtorët e ndryshëm as që e dinë se çfarë feste është.

Kosova si një shtet i ri me ekonomi në zhvillim, ka nevojë për shumë punë dhe më pak pushim. Nevojat e Kosovës për t’u zhvilluar janë të mëdha dhe për këtë ekziston vetëm një mënyrë dhe ajo është që të punohet shumë për këtë, gjë që nuk po ndodhë.

Trendet dhe dinamika e shpejt e zhvillimit të ngjarjeve ekonomike e biznesore nuk mund ta përballojë numrin e madh të festave e sidomos bartjen e festave nga ditët e fundjavave në ditët e punës.

Janë pikërisht vendet në zhvillim ato të cilat duhet që të punojnë me sa më shumë përkushtim dhe me sa më pak ndërprerje, me qëllim që të shpejtojnë hapin e humbur gjatë ngjarjeve të shumta historike.

Është përgjegjësi e udhëheqësve të shtetit që të llogarisin se sa i kushton Kosovës humbja e një ditë të punës, ata duhet ta llogarisin se çfarë pasoja ka bllokimi i institucioneve kur nuk punon administrate e cila edhe ashtu funksionon me shume probleme dhe me dinamikën e breshkës.

Përderisa në perëndim llogariten edhe minutat e punës nëpër të gjitha kompanitë apo institucionet punëdhënëse, në shtetin tonë të ri me shumë mungesa dhe shumë nevoja, nuk bëhet nami nëse i tërë shteti i varfër pushon “të hënën, sepse ka qenë ndonjë festë të shtunën”.

Ndoshta një gjë e tillë mund të duket në të mirë të punëtorëve apo të kujtdo tjetër, por në gjeneralitet, kjo dukuri është e dëmshme për zhvillimin e vendit dhe si e tillë është e dëmshme për të gjithë banorët e atij vendi.

Një shembull tipik është festa e ditës së Evropës, në të cilën ditë Kosova e ka pasur ditë feste, përderisa në krejt shtetet e Bashkimit Evropian kjo ditë ka qenë një ditë e rregullt pune.

Kosova nuk mund të evropianizohet me gjeste klasike të së kaluarës, por i duhen punë dhe vepra evropiane, në mënyrë që të arrij sukseset dhe standardet bazike me shtetet e tjera të BE-së.

Tash së fundmi doli ideja që të krijohet edhe një ditë feste në Kosovë “Dita e Presidentit”, nesër i kujtohet Kryeministrit që edhe ai ta propozoj një festë për te etj. dhe kosovarëve të cilët edhe ashtu janë mësuar që të rrinë pa ngritur zë, s’iu mbetet gjë tjetër veç të pushojnë në varfërinë dhe papunësinë e tyre.

Gjera të tilla duhet urgjentisht të ndryshohen dhe me habitë fakti që gjithë ata ekonomistë që i ka Kosova askush as Ministria e Tregtisë dhe Industrisë apo as ajo e Ekonomisë dhe Financave nuk ka dal me ndonjë analizë rreth kësaj çështje e cila i sjell shumë dëme zhvillimit të vendit.

Është e vërtetë që Kosova ka industri të shkatërruar dhe shumë të dobët, por nëse vazhdohet kështu nuk ka asnjë shpresë që ekonomia e vendit të shënoj ngritje të kënaqshme e cila do ti garantonte vendit një të ardhme më të mirë.

Në trend

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Bundesliga
Kalo në kategori