LAJMI I FUNDIT:

Pesë të arrestuar për të shtëna me armë zjarri

Pesë të arrestuar për të shtëna me armë zjarri

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar pesë persona të cilët nga vetura, me të cilën po udhëtonin kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në rrugën “Rasim Kiçina” në Prishtinë.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një revole dhe tri gëzhoja të cal. 7.62 mm.


Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/