LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për hajnin që i vodhi armën policit

Një muaj paraburgim për hajnin që i vodhi armën policit

Husmet Abdylit, të arrestuar më 13 shkurt nën dyshimin se më 3 janar 2013 i ka vjedhur një polici të Gjilanit revolen, prangat, radiolidhje dhe sprejin, gjykatësja e procedurës paraprake, Emine Salihu, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Policia ka arritur të arrestojë Husmet Abdyli nga Gjilani, i dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë dhe shitje të armëve”.

Prokurori i rastit Arben Kadriu tha për rajonipress se Husmet Abdyli më 3 janar 2013 i ka vjedhur një policit të Gjilanit revolen, prangat, radiolidhjen dhe sprejin.


Kadriu tha se nga hetimet e para është konstatuar se i dyshuari revolen e ka shitur kurse gjësendet tjera i ka humbur.

Kadriu tha se me kërkesën tonë gjykatësja e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjilanit, Emine Salihu i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Abdylit. /Telegrafi/